...
Armëpushimi dyjavor mes SHBA-ve dhe Iranit është në rrezik. Mediat iraniane raportojnë se Irani ka vendosur që të mbyllë Ngushticën e Hormuzit, pasi Izraeli ka sulmuar Libanin. “Do të shkatërrojmë çdo anije, që tenton të kalojë”, ky është paralajmërimi që vjen nga Teherani.
Ndërkohë marrëveshja parashikon nisjen e negociatave të premten në Islamabad, me ndërmjetësimin e Pakistanit.
Media iraniane raportojnë se cisternat e naftës janë ndaluar për të kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit, pasi Izraeli po godet Libanin.
Lejimi i kalimit të cisternave nëpër këtë ngushticë është kyç për armëpushimin mes Iranit dhe SHBA-ve.
Agjencia e lajmeve Fars, e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike (IRGC), ka raportuar se ndërsa dy cisterna nafte arritën të kalonin përmes ngushticës mëngjesin e kësaj të mërkure me leje nga Irani, kalimi i cisternave të naftës nëpër Ngushticën e Hormuzit tashmë është ndalur.
Edhe Agjencia e Lajmeve e Republikës Islamike raporton se anijet janë ndaluar, me të dyja mediat që i referohen sulmeve të vazhdueshme të Izraelit ndaj Libanit.
Situata është tejet e tensionuar pasi marrëveshja e ndërmjetësuar nga Pakistani rrezikon të dështojë brenda ditës, duke bërë që Irani të rimbyllë menjëherë Ngushticën e Hormuzit si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të fundit të Izraelit në Liban.
Ky bllokim i minon premtimet për një armëpushim me SHBA-të, pasi lehtësimi i kalimit të naftës ishte kushti kryesor për nisjen e negociatave të planifikuara në Islamabad. Teherani ka lëshuar paralajmërime të ashpra ushtarake për shkatërrimin e çdo anijeje që tenton të thyejë bllokadën.
Tashmë, fati i diplomacisë globale mbetet i varur nga takimi i së premtes, ndërkohë që bota përballet me rrezikun e një krize të re energjetike dhe një përshkallëzimi të madh ushtarak.