... Nami.al

Edhe Aleksandër Gjoka përfshihet në debatin mbi kufirin e moshës në “Festivalin e Pranverës”

Aleksandër Gjoka është përfshirë në debatin e hapur së fundmi mbi kufirin e moshës në Festivalin e Pranverës në RTSH, një çështje që ka nxitur reagime në mesin e artistëve shqiptarë.

Gjoka ka reaguar përmes komenteve në rrjete sociale, ku ka theksuar se skena muzikore nuk duhet të ketë barriera të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për artistë me kontribut të gjatë në muzikën shqiptare.

Ai ka kujtuar gjithashtu se në festivale të rëndësishme ndërkombëtare, si ato në Itali, kanë performuar ndër vite emra të mëdhenj të muzikës, pavarësisht moshës, duke e bërë këtë një standard që sipas tij duhet ndjekur edhe në Shqipëri.

Një tjetër koment i tij, me tone ironike, ka tërhequr vëmendje në rrjet: “A se harrova, mos harroni dhe kopshtet”, një frazë që është interpretuar nga ndjekësit si ironi ndaj kufizimeve që, sipas artistëve, ngushtojnë hapësirat për pjesëmarrje.

RTSH e ka cilësuar rikthimin e “Festivalit të Pranverës”, pas më shumë se dy dekadash mungesë, si një përpjekje për të promovuar talentet e reja dhe për t’u dhënë hapësirë brezave të rinj në skenën muzikore shqiptare.