... Nami.al

Zëvendëson Enea Karakaçin, ja kush është drejtori i ri i OSHEE

Është emëruar administratori i ri i OSHEE.

Në këtë detyrë është caktuar Mentor Hima, i cili zëvendëson Enea Karakaçin, i cili u emërua ministër i Energjetikës dhe Infrastrukturës.

Emërimi i Himës raportohet se është bërë ditën e sotme, duke shënuar një ndryshim në drejtimin e një prej institucioneve kyçe në sektorin energjetik në vend.