...
Transmetimi në emisionin “STOP” të skandalit seksual, ku një anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i kërkon favore seksuale një zonje të divorcuar dhe dhunuar nga ish-burri, ka çuar prokurorinë e posaçme SPAK, të nisë menjëherë hetimet.
Procedimi penal është nisur kryesish duke marë shkak nga publikimi i pamjeve filmike, ku shfaqej në një bisedë seksuale shoqëruar me foto intime, anëtari i KLP-së Olger Eminaj dhe një grua tjetër, e cila kishte shkuar në KLP për tu ankuar ndaj prokurores së Tiranës, Rovena Zoto.
Rasti tashmë ka tërhequr vëmendjen e gjithë prokurorëve të Republikës së Shqipërisë por njëherësh dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Gazetari i SYRI-t, Elton Qyno, ka mësuar se kjo e fundit me urdhër të prokurorit të gatshëm ka urdhëruar një oficer të BKH-së për të tërhequr materialin e administruar nga gazetarët e emisionit “STOP”.
Pritet që nesër ky material t’i vihet në dispozicion të BKH-së. Ndërsa në ditët në vijim do thirren për t’u marrë në pyetje të gjithë protagonistët e këtij investigimi si dhe prokurori Eminaj dhe gruaja, raporton portali syri.net.
Pjesë nga biseda:
“- E di.. dua të përdor edhe lodra sek*** tek ty.
-Po unë s’kam lodra sek**.
-Ah.. po merre një aty në Itali.
-Kam turp.
-Aty s’të njeh njeri, as janë paragjykues. Ti i di më mirë.
…
– Dua të të q* ty!
– Jo! Jam dominant! Hahaha
-Je?
-Besoj se po…
-Je
… (foto e organit gjenital)
-Ja! Çmendu! Zëre se jemi 20 vjeçarë hahah”