... Nami.al

Kryebashkiaku i Tiranës ndërron avokat, merr ish-deputetin e PS!

Në GJKKO ka nisur seanca e radhës në themel për gjykimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe të pandehurve të tjerë.

Në këtë seancë, SPAK përfaqësohet nga dy prokurorët e posaçëm Altin Dumani dhe Ols Dado.

Vetë kryebashkiaku Veliaj nuk është i pranishëm në seancë, ndërsa ka paraqitur një deklaratë ku kërkon të përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca, ish-deputet i PS, i cili ndodhet në seancë në rolin e mbrojtësit ligjor.

Përveç Ndrecës, në seancë e pranishme është dhe avokatja kryesisht e Veliajt, Valentina Todoresku.