...
Partia Demokratike përjashtoi nga grupi i saj i këshilltarëve në Bashkinë e Durrës, kryetarin e grupit Dritan Burgija, si dhe këshilltarit Arlind Boshku.
Shkak është bërë mbështetja që ata i kanë dhënë lëvizjes së ish-deputetit Ervin Salianji, që kërkon reformim të strukturave drejtuese të selisë blu.
Sipas vendimit zyrtar, përjashtimi është bërë “në mbështetje të statutit të partisë dhe rregullores së brendshme”, për “shkelje të dispozitave që lidhen me etikën dhe integritetin”.
Në dokumentin me titull “Për ndryshimet në grupin e këshilltarëve të PDSH në Këshillin Bashkiak Durrës”, theksohet se “vendimi bazohet në nenet 24, 40 dhe 48 të statutit të PDSH, si dhe në Kodin e Sjelljes dhe ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”.
Po ashtu, në vendim propozohet emërimi i Ardian Mukës si kandidat për kryetar të ri të grupit të këshilltarëve demokratë në Këshillin Bashkiak Durrës.
Burgija dhe Boshku i kanë dhënë mbështetje ish-deputetit Ervin Salianji, në një kohë kur brenda Partisë Demokratike po zhvillohen diskutime, ndërsa është caktuar edhe data e garës për kreun e saj, më 23 maj.
Vendimi mban datën 23 mars 2026 dhe është firmosur nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.