... Nami.al

Deputeti i PD-së: Sali Berisha u godit me spraj paralizues në protestë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka deklaruar se Sali Berisha është goditur me spraj paralizues, që sipas tij është një armë luftarake.

“Kur donim të dilnim te selia e Partisë Demokratike, ka pasur bllokim nga policia. Është goditur edhe zoti Berisha, bashkë me një pjesë të deputetëve.

Berisha është goditur me spraj paralizues, ajo është armë luftarake. Një polic mund ta përdorë për vetëmbrojtje, por nuk e sulmoi zoti Berisha. Sali Berisha ishte i targetuar”, deklaroi Boçi.

Po ashtu demokrati ka deklaruar se policia shfaqi një sjellje absurde dhe agresive ndaj protestuesve të dielën.

“Sjellje absurde dhe agresivitet i policisë. Ishte krejtësisht e pakuptimtë mënyra e sjelljes së tyre. Nuk e di me çfarë motivacioni vijnë aty.

Është vetëm një komandant që fshihet, edhe kur e kërkojmë ne “gjarpëron” mes policëve, si njeri i trembur që nuk do të japë llogari”, tha Boçi.