...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka komentuar pjesëmarrjen e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në “Bordin e Paqes” të themeluar nga Donald Trump. Në një intervistë për gazetën gjermane “Süddeutsche Allgemaine Zeitung“, Vuçiç tha se ajo u shfaq “si yll” dhe “këtë se kemi pritur nga Trump”.
Duke folur për administratën Trump, Vuçiç tha se priste që Uashingtoni të reagonte “më me vendosmëri” ndaj politikave të qeverisë së Kosovës.
“Shpresoj për një qëndrim më të vendosur kundër regjimit të (Kryeministrit Albin) Kurtit… Ata po provokojnë të gjithë serbët në Kosovë dhe ekziston edhe i ashtuquajturi Bordi i Paqes ku Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani shfaqet si yll. Ne nuk e prisnim këtë nga administrata Trump”, tha ai.
Më tej Vuçiç hodhi poshtë pretendimet për forcë të tepërt të përdorur kundër studentëve protestues, duke pretenduar se është përdorur dhunë kundër policisë.
I pyetur nëse do të donte të gëzonte avantazhet e tregut të përbashkët të BE-së pa presion për të siguruar sundimin e ligjit dhe demokratizimin, Vuçiç tha se presioni duhet të mbetet në vend. “Ata duhet të jenë gjithmonë në gjendje të thonë – nuk jeni mjaftueshëm të mirë”, tha ai.