...
Koreografja e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Linda Kalemi, bëri një deklaratë në rrjetet sociale ku i drejtohej banores së Big Brother VIP 5, Selin Bollatit.
Në deklaratën e saj, ajo shprehej se Selin nuk po tregon atë që duhet të tregojë një balerinë.
Në “Fan Club”, koreografja u përplas me opinionisten Françeska Murati, me këtë të fundit që u shpreh se deklarat bëhet vetëm për të ulur imazhin e Selin dhe se profesioni nuk ka lidhje me lojën e saj brenda në shtëpi.
Pjesë nga debati-
Linda Kalemi: Ajo mund të bënte diçka të bukur dhe i shtoheshin pikë asaj vajze.
Françeska Murati: Selin nuk ka hyrë në Big Brother si balerinë, por si Selin dhe ajo të gjykohet si vetja. Ti ke bërë një gabim që e kanë bërë dhe shumë të tjerë. Ajo është balerinë dhe duhet të jetë kështu…
Linda Kalemi: Patjetër.
Françeska Murati: Nuk e karakterizon fakti që është balerinë.
Linda Kalemi: Jeni gabim. Unë flas me një argument. Nga 500 mesazhe, asnjë argument nuk ka ardhur.
Françeska Murati: Selin, si një vajzë 23-vjeçare mund të bëjë shumë gabime. Nuk e di pse e përfshin profesionin. Ti po e përdor për të ulur imazhin e saj.
Linda Kalemi: Nga 500 mesazhe ku më vijnë që unë jam xheloze, jam ‘nona e asaj’… Sigurisht. Se jam ‘nona’ e saj, kam dhe detyrën shoqërore dhe prindërore të them se një balerinë…