...
Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Kukës.
Arrestimi i tij ka ardhur pasi të martën ai ka kundërshtuar me dhunë një efektiv te policisë.
Policia bën me dije se polici i ka kërkuar 40-vjeçarit dokumentet e mjetit të cilin e kishte parkuar gabim.
“DVP Kukës/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Oficerin e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Kukësit, arrestuan në flagrancë shtetasin G. Sh., 40 vjeç, banues në Kukës, pasi dje, në rrugën “1 Qershori”, në qytetin e Kukësit, ka kundërshtuar me dhunë, punonjësin e Policisë në shërbim, shtetasin G. S., i cili i ka kërkuar 40-vjeçarit, dokumentacionin e automjetit që e kishte parkuar gabim. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.