...
Vendi ynë këtë të mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë me shpejtësi deri në 12m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.