...
Emërimi i Genc Deromemaj si drejtor i Kadastrës së Vlorë bëri bujë mediatike pasi ai ishte ish-kreu i Partisë Demokratike, për degën e Vlorës.
Për postin e drejtorit të Kadastrës ai tradhtoi demokratët duke kaluar në kampin tjetër. Për ta justifikuar këtë kalim ylberi, Deromenaj premtoi se do t’iu jepte zgjidhje problemeve të pronave në Vlorë.
Por pa ka kaluar as 4 muaj nga emërimi, ai ka dështuar ashtu si të gjithë paraardhësit e tjerë në këtë dikaster dhe qeveria ka vendosur ta shkarkojë. E ndërsa u emërua me zhurmë, Deromenaj është larguar në heshtje, por me njollën e tradhtimit të demokratëve.
Deromenaj është zëvendësuar në këtë detyrë nga Erisad Isufaj
Ky është ndryshimi i katërt në drejtimin e Kadastrës së Vlorës brenda dy viteve të fundit.
Kadastra e Vlorës është një nga institucionet më të rëndësishme në qytet dhe kohët e fundit ka qenë në vëmendje për shkak të problematikave të pronësisë në zonën bregdetare