... Nami.al

Mungoi në Samitin e Zgjerimit në Bruksel, Rama zbulon arsyen

Kryeministri Rama nuk arriti të merrte pjesë në Samitin për Zgjerimin e Bashkimit Europian ditën e sotme në Bruksel.

Aty ku Shqipëria u vlerësua pozitivisht për progresin e madh me reformat, krah Moldavisë dhe Ukrainës, Rama nuk arriti të ishte i pranishëm për të marrë “lëvdatat” personalisht.

Në media u raportua se Rama e anuloi me urgjencë fluturimin, por nuk pati detaje se çfarë e shkaktoi.

Këtë pasdite, Rama ka pasur një lidhje me video me Euronews EU Enlargement Summit, nga kompjuteri i vendosur në instilacionin prej druri te Kryeministria. Nga aty, Rama ka sqaruar edhe arsyen e mungesës.

“Ndjesë që nuk pata mundësinë të jem aty. Ishte një problem teknik ajror,  nuk merrja dot avionin”, u shpreh Rama.