...
Gjykata e Fierit liron nga paraburgimi profesorin italian Michele D’Angelo, që akuzohet për shkaktimin e një aksidenti me vdekje, ku humbi jetën një 15-vjeçar pak javë më parë.
Pas kërkesës së palës mbrojtëse, masa nga “arrest në burg”, u kthye në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “garanci pasurore”. Gjykata vendosi kusht që vetëm pasi të paguajë 15 mijë euro, italiani mund të lirohej nga qelia.
Ajo duhet të depozitohet brenda pesë ditëve nga dita e shpalljes së vendimit, në një bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë.
Vendimi është shpallur që më 22 tetor dhe mësohet se tashmë profesori italian gjendet në Itali, sipas mediave të vendit fqinj, që nënkupton se e ka paguar garancinë. Por vendimi u njoftua vetëm sot zyrtarisht nga Gjykata.
Michele D’Angelo, profesori universiteti nga L’Aquila doli nga burgu pas 50 ditësh pas një aksidenti rrugor më 8 gusht.