... Nami.al

Të shtëna me armë zjarri jashtë parlamentit serb, një i plagosur/ Reagon Vuçiç: Akt terrorist

Disa të shtëna me armë zjarri u dëgjuan jashtë ndërtesës së parlamentit serb në Beograd, ku si pasojë mbeti i plagosur një person, sipas Reuters.

Sakaq pas të shtënave jashtë ndërtesës së parlamentit një tendë mori zjarr, por u shua pas ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve.

Autoritetet arrestuan një person në vendngjarje, tha një raport në portalin NOVA.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar mbi ngjarjen, të cilën e ka quajtur një akt terrorist.

“Unë jam i pari që flas dhe kërkoj ndjesë që do të më duhet të largohem nga ky tubim i mrekullueshëm, arsyeja është akti terrorist që ndodhi para Asamblesë Kombëtare dhe do të më duhet të merrem pak më shumë me këtë gjatë ditës së sotme”, tha presidenti serb.