
...
Një debat me kamarierin për një kafe ka përfunduar me dy të vrarë në Manëz të Durrësit.
Ngjarja e rëndë u shënua pranë një karburanti rreth orës 01:45, sipas dëshmisë së kamarierit 33-vjeçari Flori Paluçi ka vrarë me armë zjarri 23-vjeçarin Aranit Kurti.
Më pas sipas dëshmisë së kamarieri, ndaj Flori Paluçit ka qëlluar një 21-vjeçari Daniel Pepa, duke e lënë të vdekur.
21-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe identifikuar nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë.
Kamarieri Alteo Pepa: Daniel Pepa dhe Araniti kanë ardhur në lokal rreth orës 1-1.30 dhe ka kërkuar kafe. I thashë që s’ka kafe se ekspresi është fikur. Ai më tha se donte kafe patjetër, po i thashë që është fikur e s’bëhet në këtë orë. Ai u acarua dhe në këtë moment ndërhyri Flori, për të më dalë në krah dhe nisi debati mes tyre. Nga lokali dolën te dera e lokalit dhe Flori Paluçi qëlloi mbi Aranitin, shokun e Danielit dhe Danieli më pas ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi Florin duke e lënë të vrarë.