... Nami.al

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, pjesëmarrja në votim 31% deri në orën 15:00

Në Maqedoninë e Veriut po votohet këtë të dielë për raundin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë në 80 komuna, plus Shkupin (81 në total).

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, raportoi se deri në orën 15:00, kanë votuar 31,16 % e qytetarëve me të drejtë vote. Procesi i votimit ka filluar në orën 07:00 dhe qytetarët do të mund të votojnë deri në orën 19:00.

Më pas do të nisë numërimi i votave dhe shpallja e rezultateve të para. Numërimi në proceset zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, zhvillohet në qendrat e votimit.