...
Portieri i Bayernit, Jan Sommer, bëri një gafë që mund t’i kushtonte sezonin skuadrës gjermane. Gjatë një daljeje nga porta në ndeshjen e djeshme ndaj PSG-së, ai e humbi topin dhe pa Vitinhan t’i vidhte topin. Fatmirësisht De Ligt u shfaq si shpëtimtar dhe arriti të heqë mbi vijën fatale topin e goditur nga mesfushori . Pas ndeshjes, Sommer i premtoi një kamion me çokollata zvicerane.
“Në fushë duhet të jesh instiktiv, i shpejtë në mendim. Në një fraksion sekonde e kisha zgjidhjen e lehtë për të pasuar te Stanisic, por e shtyva topin dy hapa përpara dhe ai opsion sfumoi… E pabesueshme, mendova më të keqen, por kur pashë rrëshqitjen e De Ligtit mora frymë…
Dhe tani premtoj këtu, përpara kamerave se Matijs këto ditë do t’i parkoj një kamion plot me çokollata zvicerane përpara shtëpisë. Nuk e di se nga erdhi dhe si e shpëtoi atë top, por më shpëtoi mua dhe Bajernin. Ai gabim i imi mund të kishte ndryshuar për keq ndeshjen tonë, por jam i lumtur që gjithçka mbaroi dhe tani të synojmë trofeun”, u shpreh Sommer.