... Nami.al

Të shtëna me armë zjarri në Korçë, plagoset një person në unazën e qytetit!

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në qytetin e Korçës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në unazën e qytetit, ndërsa rrethanat e incidentit mbeten ende të paqarta.

Personi i dëmtuar është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve duke marrë mjekimin e nevojshëm.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë së Shtetit, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes, identifikimin e personave të përfshirë dhe kapjen e autorit. Hetimet vijojnë.