...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në qytetin e Korçës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në unazën e qytetit, ndërsa rrethanat e incidentit mbeten ende të paqarta.
Personi i dëmtuar është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve duke marrë mjekimin e nevojshëm.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë së Shtetit, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes, identifikimin e personave të përfshirë dhe kapjen e autorit. Hetimet vijojnë.