... Nami.al

Tritoli në Durrës/ Pronari i lokalit, i dënuar për vrasjen e një klienti

Dy shpërthime me lëndë plasëse janë regjistruar brenda një harku të shkurtër kohor në Durrës.

Shpërthimi i parë është regjistruar në ambientet e jashtme të një lokali rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11.

Sipas informacioneve lokali është në pronësi të 41-vjeçarit Gëzim Kajno, i dënuar me 10 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në mars të vitit 2016, 41-vjeçari vrau 29-vjeçarin Asllan Kërtusha. Sipas hetimeve në atë vit viktima ishte i ulur në lokal dhe në gjendje të dehur fyente klientët dhe pronari i lokalit, Gëzim Kajno i kërkoi Kërtushës që të mos i fyente klientët.

Pas konfliktit në lokal, sherri u spostua jashtë. Kërtusha tentoi të largohej me taksi, por u nxor me dhunë nga makina nga Gëzimi dhe xhaxhai i tij Bledar Kajno, i cili e qëlloi me plumb në zemër.