...
Një operacion i përbashkët i Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare ka parandaluar një tragjedi në det, pasi skafi me tetë anëtarë të një familjeje ka rrezikuar të fundosej rreth 1 milje larg bregut të Spillesë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë monitorimit të hapësirës detare në drejtim të Forsilukut. Skafi ka pësuar një defekt teknik në motor, duke u mbushur me ujë dhe duke i vënë në rrezik serioz jetësor udhëtarët.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë pa vonesë në vendngjarje. Efektivët kanë realizuar me sukses manovrën e tërheqjes së skafit, duke e nxjerrë atë dhe tetë personat në bordin e tij në mënyrë të sigurt në bregun e Karpenit.
Të gjithë pjesëtarët e familjes gëzojnë shëndet të plotë dhe nuk kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, nga verifikimet e kryera nga autoritetet kompetente, skafi rezultoi me dokumentacion të rregullt, ndërsa drejtuesi i tij dispononte leje drejtimi konform përcaktimeve ligjore.