... Nami.al

U arrestua me Ergys Agasin, ish-polici Uljan Shpataraku transferohet në burgun e Peqinit

Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku është transferuar në paraburgimin e Peqinit, pas arrestimit të tij bashkë me Ergys Agasin.

Shpataraku u arrestua më 26 gusht në zonën e Plepave në Durrës, teksa ndodhej në të njëjtin automjet me Ergys Agasin.

Sipas SPAK, ish-polici u arrestua në flagrancë, nën dyshimin për veprën penale “përkrahja e autorit të krimit”.

Më 29 gusht, Gjykata e Posaçme vendosi ndaj Shpatarakut masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.