... Nami.al

Pezullimi i trafikut ajror në Shqipëri, reagon Albcontrol

Sistemet e trafikut ajror në Shqipëri kanë dalë jashtë funksionit këtë të premte për rreth gjysmë orë.

“Sot në orën 17:30 për shkak të një problemi teknik janë fikur sistemet e trafikut ajror. Ekspertët e Albcontrol kane marrë të gjitha masat për të shmangur çdo rrezik për avionët në hapësirën ajrore dhe janë angazhuar për rikthimin e sistemeve në punë,

Rreth orës 18:00 u arrit që 90% e sistemeve të rikthehen në funksionet normale dhe ndërkohë po punohet për të rikuperuar edhe pjesën tjetër të tyre. Falë reagimit në kohë dhe me profesionalizëm u bë e mundur që të shmangej bllokimi i trafikut ajror në hapësirën tonë”, njoftoi Albcontrol.