...
Gëzim Këlmendi, një 40 vjeçar nga Mitrovica, por banues në Tiranë është kapur nga operacionalja e policisë së kryeqytetit në zonën e “Liqenit të Thatë”, pasi me vete kishte një armë pistoletë austriake të markës “Glock-GES”.
Arma ishte e paisur me një krëhër prej 16 fishekë luftarakë. Por në momentin e arrestimin vetë, Këlmendi, ka treguar se pistoletën e kishte me lejë me afat 5 vjeçar të organeve ligjzbatuese në Shqipëri.
Mirëpo nga verifikimi që ka kryer policia, ka rezultuar se leja e armës së Gëzim Këlmendin, kishte përfunduar prej 1 viti dhe sipas verifikimeve leja saktësonte se arma e zjarrit, duhet të mbahej në ambjentet e shtëpisë dhe jo në ambjentet publike, rrugë apo vende të tjera, bën me dije gazetari Elton Qyno.
Nisur nga kjo situatë Gëzim Këlmendi, është arrestuar nga policia e kryeqytetit. Ndërsa pak ditë më parë gjykata e Tiranës, caktoi ndaj tij masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”.
Gjatë marjes në pyetje, Gëzim Këlmendi, ka treguar në polici se: ”…unë këtë armë e kam patur me leje për një periudhë 5 vjecare me të drejtë rinovimi vetëm, për në banesë që nga viti 2020…”.
Më tej Këlmendi ka vijuar rrëfimin duke shtuar se më datë 21 gusht 2026, ai ka bërë fjalë me bashkëshorten tij edhe në nerva e sipër ka dalë nga banesa, por është kujtuar për armën që ai kishte në kasaforte edhe është kthyer menjëherë në banesë pasi bashkëshortja tij, e di kodin për hapjen e kasafortës edhe ai ka marre armën dhe ka dalë nga shtëpia.
Rruges ku Gëzim Këlmendi, ishte nisur për të fjetur në një hotel është ndaluar nga shërbimet e Policisë që e kanë shoqëruar për në Komisariat.
“…arma që është gjetur është e imja edhe vetëm në Komisariat kam mësuar që kishte mbaruar afati i lejes se pistoletës. Unë që në momentin e parë i kam thënë Policisë që kam një armë me vete edhe ju kam treguar edhe shkakun, pse e kisha marrë me vete.
Ndërsa fenelinat e Policisë edhe radion ka kohë që janë në makinë. Ato nuk punojnë pasi kanë ngelur tek bagazhina makinës, që në kohën që unë kisha sigurinë e një clubi në Tiranë. Unë nuk kam pasur dhe as nuk kam probleme me njeri…”-ka treguar Gëzim Këlmendi.
Pavarësisht kësaj situate, gjykata e Tiranës, ka caktuar masën e sgurisë “Arrest në shtëpi” për Gëzim Këlmendin pasi tashmë ndaj tij prokuroria e kryeqytetit ka ngritur akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”, vepër kjo që parashikon një dënim nga 5 deri në 7 vite burgim.