...
Një person është në gjendje të rëndë shëndetësore në Vlorë, pasi dyshohet se është sulmuar me sende të forta.
Ngjarja është raportuar në qendrën e emergjencës, ku është përcaktuar si kod i kuq.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, është nisur drejt vendngjarjes ekipi mjekësor për t’i dhënë ndihmën e parë dhe për të transportuar të dëmtuarin drejt spitalit, nëse do të jetë e nevojshme.
Rrethanat dhe shkaqet e sulmit mbeten ende të paqarta.
Pritet informacion nga policia për gjendjen e personit dhe dinamikën e ngjarjes.