... Nami.al

Aksident me vdekje në Tiranë, 23-vjeçari përplas me makinë këmbësoren

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në zonën “Misto Mame”, në Tiranë, ku një këmbësore ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30. Sipas të dhënave paraprake, një 23-vjeçar, me inicialet O. V., ishte duke drejtuar automjetin kur përplasi këmbësoren, shtetasen D. P., rreth 55 vjeçe.

Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, 55-vjeçarja ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.