... Nami.al

Jo vetëm polic, për vrasjen në Ksamil arrestohet edhe një punonjës i burgut të Fierit

12 persona janë arrestuar deri më tani në lidhje me vrasjen e turistit portugez, Luis Miguel Varela Mendes, nga 29-vjeçari Sokrat Vata në Ksamil.

Përveç autorit dhe personave të tjerë, në pranga ka rënë edhe efektivi Moisid Matushaj, 24 vjeç, banues në Gjirokastër dhe ndihmës specialist i Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit Gjirokastër.

Por, burimet bëjnë me dije se në pranga ka rënë edhe një punonjës burgu.

I arrestuar është Luçiano Seferi, punonjës i rolit bazë në burgun e Fierit.

Disa prej tyre janë arrestuar për moskallëzim krimi, pasi turisti portugez është vrarë disa orë para se të njoftohej policia.