... Nami.al

Zjarri në Fushë-Bulqizë del jashtë kontrollit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen

Situata me zjarret vijon të jetë problematike në njësinë administrative Fushë-Bulqizë, në zonën e Qafë-Helmësit, ku flakët janë përhapur dhe kanë dalë jashtë kontrollit.

Era e fortë dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e zjarrit, duke vështirësuar përpjekjet për neutralizimin e tij.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Megjithatë, terreni i vështirë malor po pengon ndërhyrjen me automjete zjarrfikëse në disa prej zonave të përfshira nga zjarri.

Autoritetet vijojnë operacionin në terren për të kufizuar përhapjen e flakëve dhe për të vënë situatën nën kontroll.