...
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të marte në unazën e Patosit, ku janë përplasur dy automjete, duke shkaktuar plagosjen e tre personave, raporton noa.al duke cituar policinë e qarkut Fier.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin me iniciale L. M., dhe një automjet tip “Citroen”, që drejtohej nga shtetasi T. M.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar bashkëshortja dhe dy fëmijët e drejtuesit të mjetit “Citroen”.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy autoambulanca, të cilat transportuan të plagosurit në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.