... Nami.al

Ratifikimi i Marrëveshjes së Huasë direkte mes Shqipërisë dhe SHBA-së, reagon Ministri i Mbrojtjes!

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi e ka cilësuar ratifikimin nga Kuvendi të Marrëveshjes së Huasë direkte mes Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës si një ngjarje historike dhe një dëshmi konkrete e mbështetjes strategjike amerikane për vendin tonë.

Sipas Ministrit Nufi, që nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në në vitin 1990 dhe pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ky është akti më domethënës i mbështetjes ndaj Shqipërisë në terma konkretë dhe financiarë.

Ministri thekson se kjo marrëveshje nuk përbën thjesht një instrument financiar, por një investim strategjik që do të shërbejë për:

sigurinë kombëtare në kuadër të NATO 3.0 dhe angazhimit të Shqipërisë si një aleat i përkushtuar në Aleancë; forcimin e kapaciteteve dhe modernizimin e Forcave të Armatosura; thellimin e partneritetit strategjik të Shqipërisë me aleatin e saj më të rëndësishëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministri Nufi e vlerësoi këtë zhvillim si një moment me rëndësi të veçantë për sigurinë, mbrojtjen dhe partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.