...
Pas më shumë se 1 viti seancash paraprake, Gjykata e Posaçme vendosi këtë të hënë të rrëzojë kërkesën e Prokurorisë për kalimin për gjykim të dosjes SASPAC. GJKKO vendosi ta rikthejë pranë SPAK-ut, për plotësim hetimesh, dosjen ndaj ish-drejtorit të agjencisë SASPAC, Ilir Beqaj, si dhe ndaj të gjithë të akuzuarve të tjerë.
Për këtë dosje, të vetmit që mbahen në arrest me burg janë Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj. Prokurorja Elida Kaçkini ka afat deri më 30 tetor për të plotësuar hetimet e munguara.
Sipas SPAK, Beqaj, në kohën kur drejtonte SASPAC-un, dyshohet se ka favorizuar kryerjen e prokurimeve fiktive për projektet e EUSAIR gjatë viteve 2022-2023. Prokuroria pretendon se tenderët realizoheshin vetëm në dokumente dhe fondet përfitoheshin në mënyrë të paligjshme përmes kompanive të lidhura me skemën.
Ilir Beqaj akuzohet për pesë vepra penale, “korrupsion pasiv”, “shkelje e barazisë në tenderë”, “falsifikim dokumentash”, “mashtrim” në bashkëpunim dhe “mosdeklarim pasurie”.