... Nami.al

Lirohen disa nga të shoqëruarit, mes tyre edhe Arben Kola

Janë liruar disa nga të shoqëruarit të cilët mbaheshin në komisariatin 1, mes tyre edhe një nga organizatorët e protestës, Arben Kola. 

Kola dhe protestuesja ishin shoqëruar nga policia pas tensioneve të krijuara gjatë protestës para Parlamentit, ku pati përplasje mes disa protestuesve dhe forcave të rendit.

Pas qëndrimit prej pak orësh në ambientet e komisariatit, ata janë lënë të lirë, ndërsa protesta vijon të jetë e planifikuar të zhvendoset në orën 19:00 para Kryeministrisë, në kuadër të tubimeve të zhvilluara prej javësh.