...
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se gjatë ditës së sotme janë menaxhuar operacionet për përballimin e 16 vatrave të zjarrit në disa qarqe të vendit, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.
Pesë vatra vijojnë të jenë aktive, por janë vënë nën kontroll, ndërsa strukturat operacionale po punojnë për shuarjen e plotë të tyre.
Operacionet u zhvilluan në zona të ndryshme, mes tyre Hajdaraj-Synej në Kavajë, Drizë-Peshtan në Fier, Tale në Lezhë, Ulën në Elbasan dhe Divjakë.
Në terren u angazhuan 261 forca operacionale, 40 automjete zjarrfikëse, dy helikopterë, 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe dy mjete zjarrfikëse të FA-së.
Në aksion morën pjesë gjithashtu forca të Policisë së Shtetit, FNSH-së, Shërbimit Pyjor, strukturave vendore të emergjencave civile dhe shërbimeve shëndetësore.