... Nami.al

Manjani: Rama përgjegjësi kryesor për revolucionin antishtet me reformën në drejtësi

Ekstremistë të majtë i quajti ish-ministri Manjani protestuesit që kanë dalë më bulevard.

Ndërkohë tha se dhunuesi më i madh i vendit është kryeministri Rama lidhurt me reformën në drejtësi të cilën e quajti revolucion antishtet që ndodh përditë.

“Ata që kanë dalë në rrugë janë ekstremistë të majtë, le ta quajnë veten si të duan. Reforma në drejtësi është një revolucion antishtet që ndodh përditë. Sistemi u ndërtua për të goditur shtetin nxorri jashtë sistemit gjysmën e prokurorëve dhe gjyqtarët.

Ky është revolucioni më i turpshëm që ndodh çdo ditë në këtë vend. Nëse ka dëm që Edi Rama dhe qeveria e tij i ka bërë shtetit është revolucioni antishtet në Kushtetutë dhe me reformën në drejtësi. Dhuna e vërtetë është ajo që ka bërë Edi Rama me revolucionin në drejtësi dhe për këtë do duhet të mbajë përgjegjësi një ditë.” – tha Manjani.