... Nami.al

“Në kohën tuaj vriteshe po të dilje në shesh” – Protesta fut në “sherr” demokratët dhe socialistët në Komisionin për Territorin

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale u shoqërua me debate mes demokratëve dhe socialistëve.

Socialisti Erion Isai ka debatuar me demokratin Luçiano Boçi, teksa ka ndërhyrë edhe kolegia e tij Ina Zhupa.

Erion Isai: Unë jam ai që them nuk i ka mirëmbajtur mirë rrugët rurale, unë jam ai që po them po, për Shqipërinë po flasim, 2013 përpara, 2013 pas, s’kshte asnjë arsye pse të kishte ndryshim cilësor në qeverisje. Edhe meqënëse thatë për protestën, zonja Zhupa, po, protestoheshe dhe vriteshe, protestohet-nuk vritesh. Është ndryshim i madh cilësor.

Luçiano Boçi: Pjesa e protestës, që kjo protesta është e bukur, Është e bukur, e bëjnë ata që e protestojnë, në ndryshim nga ajo protesta që the ti, që vijnë aty dhe pastaj vriten. Sepse kur vjen për të vrarë, ndoshta ndodh, ti e di si janë ato ngjarje, kështu që mos merr përsipër të bësh prokurorin dhe gjykatësin.

Erion Isai: I vetmi problem është që në shesh mbledh më shumë pelikani sesa bufi.

Luçiano Boçi: Lëri tashi

Erion Isai: Si vriteshin, kam qenë student i Akademisë së Arteve, kam qenë pjesë në protestë.

Ina Zhupa: Zoti Isai ishe sot në SPAK ti?

Erion Isai: Isha dhe do të shkoj sa herë të jetë e nevojshme. Ti sheh SPAK me dy lupa.

Luçiano Boçi: Na e përcakto edhe nga kjo ana e ballafaqimit natyror, që ju që shkoni në SPAK tek cili lloj futeni, tek shpendët dhe te kafshët.

Erion Isai: Tek njerëzit që e pranojnë drejtësinë.