... Nami.al

Digjet automjetit brenda banesës në Fushë Krujë, policia në kërkim të autorëve

Një automjet është djegur në një banesë në fshatin Halil të Fushë Krujës në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje.

Policia bën me dije se ka nisur një hetim në lidhje me rastin dhe po vijon punën për kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Makinës së shtetasit me inicialet E.A., i është vënë flaka në ambientet e brendshme të banesës së shtetasit Xh.A. Ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 25.08.2023, gjatë natës, në fshatin Halili, në Fushë Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit Xh. A., është djegur automjeti i shtetasit E. A.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.