... Nami.al

Vlorë/ E moshuara dhunohet nga vëllai i nuses së djalit, shkon në spital për mjekim

Një e moshuar 82-vjeçare ka shkuar për të marrë mjekim në spitalin e Vlorës, pasi është dhunuar fizikisht nga vëllai i nuses së djalit.

Policia bën me dije se 37-vjeçari M.Z., i dyshuar si autor i dhunës ndaj 82-vjeçares është është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 17:30, në Spitalin Rajonal Vlorë, është paraqitur për të marrë mjekim shtetasja A. R., 82 vjeçe, banuese në Vlorë.

Nga veprimet e para dyshohet se kjo shtetase është dhunuar fizikisht nga shtetasi M. Z., 37 vjeç, banues në Vlorë (vëllai i bashkëshortes së djalit të shtetases A. R.)

Shtetasi M. Z. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Vijo puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.