... Nami.al

Imuniteti i Ballukut, Manja: Pretendimet se po pengohet drejtësia, politike!

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja prezantoi në mbledhjen e grupit raportin e PS për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon arrestimin

Ulsi Manja: SPAK po heton lirisht e nuk po pengohet në ushtrimin e kompetencave sa i takon hetimit dhe ndjekjes penale, por kërkesa për zv e masës, kompetenca përfundimtare i takon seancës në Kuvend.

Pretendimet se Kuvendi duke u kujdesur të zbatojnë parimet e rëndësishme të demokracisë, pengon drejtësinë, nuk kanë baza ligjore por kanë natyrë politike.

Fakti që pritëm vendimin e GJK vërteton seriozitetin tonë.

Morëm në konsideratë vendimin e Kushtetueses që është tashmë në fuqi. SPAK ka vënë në lëvizje Kuvendit dhe kërkon zv e masës së sigurisë me arrest.