... Nami.al

Arrestohet autori i vrasjes së 48-vjeçarit në Kavajë

Pas disa orësh kërkime, policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 48-vjeçarit Skerdilajd Isufi.

Policia ka sekuestruar edhe thikën e krimit që nisi për motive krejtësisht banale.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:22 të 21 shkurtit, në lagjen nr.3 në Kavajë.

Pas një sherri për parkimin, 48-vjeçari e goditi Isufin disa herë me thikë.

Aktin makabër e kreu përpara portës së banesës së tij dhe më pas zgjodhi të arratisej.

Isufi mori plagë të rënda, duke ndërruar jetë pasi mbërriti në spital.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe Forcat Operacionale të DVP Durrës, pas disa orësh kërkimesh e kontrollesh për kapjen e autorit të vrasjes me mjet prerës të 48-vjeçarit, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit: L. D., alias L. P., 48 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Kavajë”, njofton Policia.