... Nami.al

Mbi 2 orë në SPAK, ish-ministrja e Financave zbulon për çfarë u pyet nga hetuesit: Pér koncesionin e…

Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj ka dalë nga ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pasi u mor në pyetje për koncesionin e sterilizimit.

Pas më shumë se 2 orëve marrje në pyetje, Anila Denaj dha shumë pak detaje për mediat.

“Isha për të sqaruar për informacionin që kam dijeni gjatë kohës që kam punuar në Ministrinë e Financave, në kohën e këtij koncesioni”, tha Denaj.