... Nami.al

“Po dërgojnë sisteme antitank”! Rritja e rolit të Turqisë në Kosovë alarmon Serbinë

Rritja e rolit të Turqisë në Kosovë duket se ka alarmuar Serbinë. Kryetari i Komision Parlamentar serb për Kosovën Millovan Drecun, ka thënë se sjellja e Turqisë sa i përket armatosjes dhe stërvitjes së pjesëtarëve të FSK-së, si dhe shtimi i ushtarëve në KFOR, tregon se ajo do të ketë një rol të veçantë në situatën në Kosovë.

Këtë rol sipas zyrtarit serb, Turqia po e luan me mbështetjen e SHBA-së dhe Perëndimit.

“Mos harroni se Amerika ka lejuar Turqinë të udhëheqë me bazën Bondsteel. Tani shohim që turqit kanë gati 800 ushtarë, do të kenë komandantin e tyre në NATO. Instruktorët turq trajnojnë anëtarët e FSK-së për të operuar me “Bajraktarin”. Tani janë dërguar edhe sistemet antitank, habuicat dhe mortajat. Ata kanë ekuipazhe që janë të trajnuar për të operuar me helikopterë”, ka thënë Drecun.

– Advertisement –

Sipas zyrtarit serb të gjitha Kosova ka tashmë dhe atë që i mungonte prej kohësh dhe që ishte mbrojtja ajrore, të cilën po e siguron përmes dronëve “Bajraktar”.

Sipas tij e gjithë sjellja e Turqisë po tregon se ajo po merr një rol të rëndësishëm në mbështetje të Kosovës.

“Janë trajnuar tridhjetë njerëz dhe ky nuk është një tregim i parëndësishëm. Ajo që u mungonte ishte mbështetja ajrore dhe tani e kanë dronet “Bajraktarë”. Që do të thotë që Turqia nuk mund të luajë rol të tillë në armatim pa pëlqimin e Amerikës, e cila ka ndikimin më të madh në krijimin e shtetit të Kosovës. E gjithë sjellja e Turqisë tregon se ajo do të ketë një rol të rëndësishëm në Kosovë”, tha me shqetesim zyrtari serb