... Nami.al

Operacioni ‘Rrjeti’/ Sot dalin para gjykatës 45 të arrestuarit për trafikim droge

Ditën e sotme do të mbahet seanca gjyqësore në gjykatën e Elbasanit për të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Rrjeta’, për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Prokuroria e Elbasanit ka dorëzuar kërkesën për caktimin e masës së sigurisë për 45 të arrestruarit nga operacioni anti-drogë, tre ditë më parë.

Burime bëjnë me dije se prokuroria ka kërkuar 37 masa arresti me burg, 5 arrest shtëpie dhe 3 persona detyrim paraqitje . Mësohet se 7 persona janë shpallur në kërkim.

Kujtojmë se nga ky megaoperacion u goditën katër grupe kriminale të zhvilluar nga policia e shtetit në Elbasan, Pogradec, Prrenjas, Cërrik, Belsh dhe Librazhd.

Në pranga kanë ranë 45 persona, mes tyre edhe biznesmenë, shpërndarës droge, furnizues si dhe drejtues të grupeve kriminale.