...
Kryeministri Edi Rama lajmëron se nga 3 korrik çdo shërbim në Kadastër do të merret vetëm online përmes e-Albania.
“Nga e hëna 3 korrik mbyllen sportelet e kadastrës dhe mbaron regjimi 30 vjeçar i letrave, vulave, shefave! Gjithçka online me nënshkrim e me vulë elektronike!
Praktika “të paguash për të marrë shërbimin apo të shërbesh duke u paguar” do të arkivohet si pjesë e historisë së dhimbshme të së shkuarës”- shkruan Rama.