... Nami.al

Kurti pas lirimit të 3 policëve: Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka konfirmuar lajmin e arrestimit të tre policëve në Veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter Kurti thotë se rrëmbim i tyre konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut për të cilën Serbia duhet të mbajë përgjegjësi.

“Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, shkruan Kurti.

Drejtësia në Serbi i ngarkoi tre policët me veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënim me burg deri në 12 vjet.

Atyre iu shqiptua masa e paraburgimit më 16 qershor, por nuk ishte e qartë kohëzgjatja e saj.

Arrestimi i tyre nxiti reagime të shumta si në Kosovë, ashtu edhe te bashkësia ndërkombëtare, e cila kërkoi vazhdimisht lirimin e tyre.

Qeveria e Kosovës pretendoi se ata janë arrestuar në territorin e saj, por në Serbi e mohuan këtë.