... Nami.al

Dhunoi bashkëshorten dhe fëmijën e mitur, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

Një 49-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijës së tyre të mitur.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi i identifikuar si S.K.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin S. K., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijës së tyre të mitur”- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.