... Nami.al

Korrupsion në vlerën e miliona eurove, si ranë në pranga sekretarja e përgjithshme e MSH dhe një zyrtare tjetër, SPAK i vëzhgonte prej kohësh

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, së bashku me një punonjëse të kësaj ministrie janë arrestuar ditën e sotme me urdhër të SPAK nën akuzën e korrupsionit.

Bëhet fjalë për Joana Duron dhe Laura Shtetën respektivisht, të cilat janë monitoruar prej kohësh nga Prokuroria e Posaçme.

Ato akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën përmes korrupsionit me 4 milionë lekë. Po ashtu ka dyshime se dy të arrestuarat kanë abuzuar me një tender me vlerë 2 milionë euro, gjë që nuk është verifikuar ende nga SPAK.

SPAK ka konfirmuar zyrtarisht se Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro është arrestuar në kuadër të një operacioni në zhvillim e sipër.

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar po ashtu se Duro është arrestuar në flagrancë gjatë korrupsionit, ku dyshohet se është kapur duke marrë para.