... Nami.al

Detajet/ Si u kap nga RENEA vrasësi në Shkodër, ishte i armatosur por nuk bëri rezistencë

Zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i autorit të vrasjes së Petrit Vuksanit në Shkodër. Mesohet se Lekë Vuksani është arrestuar pranë vendit të ngjarjes, në një banesë afër spitalit të Shkodrës.

Po ashtu raportohet se i riu ishte i armatosur në momentin kur policia dhe forcat speciale RENEA ndërhyn në banesë, ndërkohë që autori i dyshuar i vrasjes nuk bëri asnjë rezistence.

Kujtojmë se viktima i kishte dhënë me qira banesën autorit, ndërsa të dy dyshohet se janë zënë për lekët e qirasë.