... Nami.al

Ndërkombëtarët zbarkojnë në Beograd, Vuçiç: Priten gjëra të reja për Kosovën

Më 21 tetor pesë shtetet e mëdha përmes përfaqësuesve të tyre, ku përfshihen i dërguari i Bashkimit Europian, Mirosllav Lajçak, emisaret e presidentëve të SHBA-së, Francës, Gjermanisë si edhe vetë kryeministrja italiane do të vizitojnë Serbinë.

Sipas presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në fokus do të jenë zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Në ditët në vijim na presin shumë punë. ‘Pesëshja e madhe’ do të vijnë në Beograd me gjëra të reja rreth Kosovës”, ka thënë ai, raportojnë mediat serbe.