...
Turqia, e cila ka ushtrinë më të madhe në NATO pas SHBA-së, do të marrë drejtimin e misionit nga Italia më 10 tetor”, tha nje dite me pare kundëradmirali Zeki Akturk, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, raporton bloomberg.
Media bloomberg shkruan se Turqia ka marrëdhënie me të dyja palët, pasi ka zhvilluar lidhje tregtare me Serbinë, ndërkohë që ka furnizuar me drone luftarake Kosovën.
Marrja e drejtimit të KFOR nga Turqia vjen në një mpoment delikat në Kosovë, pas sulmit terrorist, ku paramilitarë serb vranë një efektiv policie.
Më 24 shtator, një grup i armatosur serb e ka vendosur një barrikadë në hyrje të fshatit Banjskë, në veri të Kosovës, dhe më pas ka sulmuar Policinë e Kosovës.
Si pasojë e sulmeve është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues.
Përgjegjësinë për organizimin e sulmit e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç.
Më 3 tetor, Radoiçiç është marrë në pyetje nga Prokuroria e Lartë Publike e Beogradit dhe është liruar më pas.
Këto zhvillime kanë tensionuar sërish situatën në Veri.